Ballina Sport VIDEO/ Inter-Juventus e trukuar? Ja çfarë i tha Allegri gjyqtarit kryesor pas...

VIDEO/ Inter-Juventus e trukuar? Ja çfarë i tha Allegri gjyqtarit kryesor pas ndeshjes

Kanë kaluar dy ditë nga derbi i Italisë ndërmjet Interit dhe Juventusit, të zhvilluar të dielën, por episodet e dyshimta që u krijuan gjatë 90-minutëshit do ta bëjnë këtë sfidë të mos përfundojë kurrë.

Zikaltërit nuk mund ta përtypin dot kartonin e dytë të verdhë të munguar për Pjaniç, por ajo që i inatos më shumë sesa vendimet e gabuara të gjyqtarit kryesor, Orsato, është bërë sjellja e gjyqtarit të katërt, Paolo Tagliavento.

Në vendin ku jepen intervistat, Gjyqtari i katërt, ka shkëmbyer disa fjalë me trajnerin e Juves Allegri të cilat lënë vend për interpretim.

“Çdo gjë shkoi shkëlqyer, ishte shumë mirë”, dëgjohet t’i thotë trajneri juventin, arbitrit të ndeshjes.

Por në video nuk dëgjohet qartë nëse Allegri e përmend emrin e Tagliaventos.

Rreth videos, ka dhe një tjetër version, i cili thotë se Allegri ishte duke folur për veten e tij, teksa thotë se: “Unë kam qenë i mirë”.

Ndërkohë që në internet është publikuar edhe një tjetër video, ku Tagliavento shihet duke folur në kufje me gjyqtarin kryesor në momentin e golit të barazimit 2-2 të Juventusit dhe i thotë fitojmë në shtesë.

Edhe pse asgjë nuk dëgjohet qartë, ka shumë gjasa që gjyqtari t’i ketë thënë kryesorit, sa minuta shtesë do të akordojmë.

Polemikat për derbin e Italisë nuk kanë fund pasi prokuroria e ligës italiane të futbollit ka kërkuar të shikojë me imtësi këto dy video që po bëjnë xhiron e botës dhe mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë.

Kujtojmë që ndeshje e luajtur në Giuseppe Meazza përfundoi me fitoren e bardhezinjve, të cilët përmbysën rezultatin me dy gola në minutat e fundit të takimit.

LEXO EDHE:  Kiliani i vë shkelmin ofertës së bujshme të "zikaltërve" italian, zbuloni si shprehet ai lidhur me transferimin

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook