Ballina Bota VIDEO/ “Kishte ngrënë macen me gjithë kotele”, shihni momentin e frikshëm kur...

VIDEO/ “Kishte ngrënë macen me gjithë kotele”, shihni momentin e frikshëm kur prindërit gjejnë pitonin poshtë krevatit të djalit

Një familje nga Taljlanda është përballur me një skenë tepër të frikshme, pasi një gjarpër piton ishte futur në shtëpinë e tyre.

Kryefamiljarët e kanë gjetur gjarprin poshtë krevatit të djalit të tyre.

“Gjeta macen tek pragu i derës e kishte ngrenë me gjithë kotelet. Hëngri një familje të tërë. Mendoj se ka hyrë nga dritarja”, ka thënë 42- vjeçarja Thanapoom Lekyen.

Për fat të mirë djali i saj 13-vjeçar Nong kishte fjetur në dhomën prindërve sepse nëse do të kishte fjetur në dhomën e tij  me siguri do të kishte pasur të njëjtin fat si macja dhe kotelet.

Pitoni ka qenë me të vërtetë i madh dhe ka qenë i madh dhe ka qenë një sfidë e rrezikshme edhe nxjerrja e tij jashtë shtëpisë.