Ballina Bota VIDEO/ Kryeministrit kanadez i ndodh e papritura në konferencë, plas gallata në...

VIDEO/ Kryeministrit kanadez i ndodh e papritura në konferencë, plas gallata në rrjetet sociale

Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau është komentuar ditën e sotme pasi gjatë mbledhjes së samitit të G7 duket sikur ka vendosur vetulla fallco.

Pas publikimit të videos në rrjetet sociale ka plasur gallata ku disa persona bëjnë thirrje që një estetist të ndërhyjë urgjentisht.

Por sipas të përditshmes britanike, DailyMail vetulla e shkëputur është me të vërtetë vetëm ndriçim i keq.

“Kjo tregon se ndriçimi i keq ishte fajtori, duke i dhënë vetullës së majtë të Trudeau një hije të çuditshme dhe duke e bërë atë të duket sikur ishte duke u ndarë nga fytyra e tij”– raporton Daily Mail.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook