Ballina Kryesore VIDEO/ Mblidhet grupi parlamentar i PS, Rama ka një mesazh për Bashën:...

VIDEO/ Mblidhet grupi parlamentar i PS, Rama ka një mesazh për Bashën: Nëse PD nuk voton për Gramoz Ruçin…


Teksa jemi një ditë para mbledhjes së seancës së parë parlamentare të Kuvendit të Ri, kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot gjatë mesditës grupin parlametar të PS-së ku konfirmoi se Gramoz Ruçi do të jetë kryetari i Parlamentit me votat e shumicës së PS-së.

Në fjalën e tij,Rama dha një mesazh dhe për demokratët dhe Lulzim Bashën në lidhje me Gramoz Ruçin.

Gramoz Ruçi është shoku ynë pse është njeriu i duhur për të investuar besimin tonë. Nëse PD nuk e voton Gramozin nesër gabojnë një herë sepse refuzojnë deputetin më të jetëgjatë por duke shënjestruar me topat politike të baltës gabojnë 100 herë.

Shqiptarët e shpërfillin lojën me topa balte mes poltikanëve.

Sidoqoftë ne do ta konfirmojmë me votën e shumicës së 25 qershorit”, deklaroi Rama.

LEXO EDHE:  Basha sulmon kreun e Qeverisë: Rama futi njerëz në burg për ca tulla mur të ndërtuara pa leje e për fatura dritash, por Saimirin...

Ndër të tjera, Rama ndau dhe disa këshilla për deputetët e PS-së, ku theksoi se në mandatin e ardhshëm 4-vjeçar disiplina e grupit do të jetë faktori kyç i legjislaturës.

“Puna e grupit fillon zyrtarisht nesër me seancën e parë të Kuvendit por do vazhdojë intensivisht jo vetëm në Kuvend, por edhe në terrenin ku skuadrat e deputetëve do të jenë të pranishme sic e kemi folur edhe më parë për të vijuar komunikimin me zgjedhësit. Është me rëndësi të nënvizohet se disiplina e grupit dhe qeverisë janë faktorë kyçë në këtë legjislaturë sikurse janë edhe shprehi elementare dhe e domosdoshme e punës së përbashkët në vijim”, u shpreh Rama.