Ballina Bota VIDEO/ Momenti i frikshëm, shihni si përfundon në lumë e moshuara me...

VIDEO/ Momenti i frikshëm, shihni si përfundon në lumë e moshuara me karrocë pasi kujdestarja e harron për një çast

Një e moshuar ka përfunduar në lumë bashkë me karrocën e saj, pasi është harruar nga kujdestarja e saj.

Ngjarja është regjistruar në parkun Yangpu në Shangai të Kinës, teksa kujdestarja ka harruar 90-vjeçaren, pasi ishte duke biseduar me disa persona të tjerë.

Siç shihet dhe në videon e kapur nga kamerat e sigurisë, e moshuara përfundon në ujë, pavarësisht faktit se aty kishte dhjetëra kalimtarë të cilët nuk e vërejtën fare.

Fatmirësisht, e moshuara është shpëtuar nga tre burra të moshuar dhe nuk ka pësuar lëndime fizike.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook