Ballina Kryesore VIDEO/ Përleshje në fundin e ndeshjes mes Vllaznisë e Tiranës, arbitri goditet...

VIDEO/ Përleshje në fundin e ndeshjes mes Vllaznisë e Tiranës, arbitri goditet me sende të forta

Fundi i ndeshjes mes Vllaznisë dhe Tiranës, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë ka sjellë përleshje mes tifozëve shkodran dhe atyre kryeqytetas.

Edhe pse shkodranët arritën ta fitonin ndeshjen me rezultatin minimal 1-0, u eleminuan nga Kupa e Shqipërisë, pasi ndeshja e parë u mbyll 2-0 në favor të bardhebluve, duke kualifikuar kështu kryeqytetasit.

Menjëherë pas sinjalizimit të gjyqtarit kryesor Enea Jorgji për përfundimin e ndeshjes, tifozë të irrituar shkodran kanë nisur një kontrontim me ata të Tiranës.

Madje edhe drejtori i Vllaznisë, Zeka i është sulur gjyqtarit kryesor, Jorgji, duke i kërkuar llogari për gjykimin, ashtu siç shihet dhe në pamjet filmike.

Për qetësimin e situatës kanë ndërhyrë dhe futbollistë si Gilman Lika. Në momentin kur gjyqtari i është drejtuar dhomave të zhveshjes, drejt tij kanë vërshuar sende të forta.

Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme:

Rezultatet e ndeshjeve në Kupën e Shqipërisë

Grupi A 

*Luftëtari – Bylis 3-0 (në tavolinë) 
*Partizani 3-0 Pogradeci 
*Laçi 0-1 Lushnja 
*Flamurtari 5-2 Turbina 

Grupi B 

*Kukësi 5-1 Erzeni
*Teuta 4-0 Kamza
*Skënderbeu 3-1 Besëlidhja
Vllaznia 1-0 Tirana*

(shënim: *, skuadrata e kualifikuara)

Përballjet mes 8 skuadrave të kualifikuara do të luhen nga periudha 31 janar deri më 14 shkurt 2018, ku sërish ka sfidat janë mjaft interesante dhe do të jenë si më poshtë:

Grupi A

Tirana-Kukësi
Skënderbeu-Teuta

Grupi B

Laçi-Luftëtari
Partizani-Flamurtari

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook