Ballina Bota VIDEO/ Përplasja e helikopterit me shkëmbin në SHBA, momenti kur e mbijetuara...

VIDEO/ Përplasja e helikopterit me shkëmbin në SHBA, momenti kur e mbijetuara del nga rrënojat mes flakëve

Janë publikuar pamjet e tmerrshme nga incidenti që ndodhi pas rrëzimit të një helikopteri në SHBA, në të cilat tregohet momenti kur një e mbijetuar del nga rrënojat mes flakëve.

Nga incidenti që ndodhi në Kanionin e Madh në Arizona humbën jetën tre persona, ndërkohë që ndodhen në gjendje kritike për jetën dhe tre të tjerë.

Helikopteri ndodhej në lartësinë 200 metra kur u përplas me shkëmbin dhe shpërtheu në flakë.

Tre çiftet po festonin ditëlinën e 30-të të Stuart si dhe muajin e mjaltit të Ellie e Jonathan, kur ndodhi fatkeqësia.

Po ashtu edhe piloti Scott Booth, që u dërgua menjëherë në spital është në gejndje kritike për jetën.

Dëshmitarët e traumatizuar përshkruajnë momentin kur gruaja del nga flakët duke bërtitur “Jason”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook