Ballina Kulture VIDEO/ Rita po vjen, ja çfarë lajmëron për koncertin sot në nder...

VIDEO/ Rita po vjen, ja çfarë lajmëron për koncertin sot në nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Përmes një video, Rita Ora ka lajmëruar për koncertin që do të zhvillohet sot dhe ka ftuar të gjithë popullin e saj, të bashkohet në festën e saj.

Ashtu siç është lajmëruar për ardhjen në Kosovë të këngëtares me origjinë shqiptare, Rita Ora, e cila njihet në mbarë botën me hitet e saj të njëpasnjëshme, duket se pak orë na ndajnë nga koncerti i shumëpritur.

Rita, ka postuar një video së bashku me miqtë e saj, ku shpjegon më shumë rreth koncertit që do të mbajë me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë.

Ajo e nis videon duke folur shqip, e më pas fton të gjithë njerëzit të marrin pjesë në koncertin e saj, i cili do të jetë falas për të gjithë.

Ajo shprehet tepër entuziaste për mbrëmjen e sotme dhe atë ç’ka do të zhvillohet duke lajmëruar edhe për një surprizë të madhe.

Në fund të videos, ajo mëson miqtë e saj të cilët bëjnë me duar simbolin e shqiponjës dhe në sfond dëgjohet vallja e Tropojës.

Message from Rita Ora

We have a new message from Rita Ora. Welcome home, girl! #imageofkosovo #Kosova10

Posted by IMAGE of KOSOVO on 15.02.2018

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook