Ballina Bota VIDEO/ Shikoni se si pulat shkojnë te fermeri, kur ai i fryn...

VIDEO/ Shikoni se si pulat shkojnë te fermeri, kur ai i fryn bilbilit

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon mënyrën më të mirë se si një fermer mbledh pulat e tij pa u lodhur fare.

Ai jeton në mal dhe për të kjo është mënyra e duhur për të mbledhur pulat e tij, të gjitha së bashku.

Me t’i fryrë bilbilit pulat e shpërndara në një pjesë malore nisin fluturim sapo të dëgjojnë fërshëllimën që i njofton se është koha për të ngrënë.

LEXO EDHE:  E pazakontë në Fier, 47-vjeçari i helmon pulat dhe qengjat fqinjës, por e pëson keq

Ato lëvizin me shpejtësi dhe shkojnë menjëherë aty ku i është hedhur gruri. Video është bërë mjaft virale duke marrë mbi 16 milionë klikime brenda 24 orësh nga publikimi i saj.