Ballina Sport VIDEO/ Skuadra bie nga kategoria, e pabesueshme çfarë bëjnë tifozët në minutën...

VIDEO/ Skuadra bie nga kategoria, e pabesueshme çfarë bëjnë tifozët në minutën e 90’

Hamburgu ka rënë për herë të parë në histori në kategorinë e dytë Gjermane.

Megjithëse skuadra vendase po fiton me rezultatin 2-1, tifozët e Hamburgut kanë shkaktuar trazira duke hedhur fishekzjarre në fushën e lojës.

Për më shumë se 10 minuta ndeshja është ndërprerë, ndërsa në fushën e lojës ka forca të shumta policie.

Huliganët janë të pranishëm në fushë ndërsa është dashur edhe ndërhyrja e policisë për të neutralizuar situatën.

Fitorja nuk u bën asnjë punë pasi Wolfsburg fitoi 4-1 kundër Koln.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook