Ballina Sport VIDEO/ Spanja shpartallon 8-0 Lihtenshtejnin, Italia i falet golit të Immobile (Rezultatet)

VIDEO/ Spanja shpartallon 8-0 Lihtenshtejnin, Italia i falet golit të Immobile (Rezultatet)

Pasi leksionit që i dha Italisë duke e mposhtur me rezultatin e thellë 3-0, Spanja ka shpartalluar Lihtenshtejnin duke shënuar plot 8 gola, katër në pjesën e parë dhe po aq në pjesën e dytë, duke treguar dhe njëherë superformën e ekipit.

Spanjollët janë treguar “të pamëshirshëm” ndaj rivalit modest të Lihtenshtejnit, të cilët edhe në ndeshjen e parë i mposhtën me të një njëjtin rezultat në “Santiago Bernabeu”.

Ndërkohë që Italia mundi me rezultatin minimal Izraelin, falë golit të Immobile. Edhe pse përball një Izraeli të dobët, azurrët nuk kanë mundur të shënojnë më shumë se sa një gol në fillm të pjesës së dytë.

Ndërkohë që këto janë rezultatet e ndeshjeve të luajtura ditën e djeshme të vlefshme për eleminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.

Grupi D

  • Austri-Gjeorgji           1-1
  • Irlandë-Serbi             0-1
  • Moldavi-Uells             0-2

Grupi G

  • Maqedoni-Shqipëri     1-1
  • Itali-Izrael                 1-0
  • Lihtenshtejn-Spanjë   0-8

Grupi I

  • Islandë-Ukrainë         2-0
  • Kosovë-Finlandë        0-1
  • Turqi-Kroaci              1-0