Ballina Sport VIDEO/ Starton Superliga, Kukësi e nis me fitore kampionatin, mposhtin minimalisht Kamzën...

VIDEO/ Starton Superliga, Kukësi e nis me fitore kampionatin, mposhtin minimalisht Kamzën në shtëpi

Ka startuar Superliga shqiptare me ndeshjen e parë të saj mes kampionëve në fuqi të Kukësit dhe Kamzës të ngjitur në superiore nga Kategoria e Parë.

Ndeshja e luajtur në stadiumin “Zeqir Ymeri” të verilindorëve, përfundoi me fitoren e vendasve me rezultatin minimal 1-0.

Kampionët e Kukësit e patën të vështirë të gjenin rrugën e golit, deri në minutën e 62 ku albitri akordoi një penallti në favor të vendasve, e cila u kthye në gol nga Elis Bakaj duke i dhënë avantazhin kuksianëve dhe duke vulosur rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Duke parë lojën mes tyre, pavarësisht fitores së arritur nga kuksianët, skuadra e Kamzës premton shumë gjatë këtij sezoni dhe do të jetë një “kockë” e fortet për ekipet e Superligës.

Kukësi-Kamza 16:00

Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Shameti, Hoxha, Imami, Zeqiri, Musolli, Shtubina, Bakaj, Krkotiç, Guri.

Trajner: Mlladen Milinkoviç

Kamza: Halilaj, Idrizaj, Lelis, Fushtar, Neziri, Arrabal, Zefi, Fukui, Mehmeti, Imeri, Plaku.

Trajner: Ramadan Ndreu