Një makinë është përfshirë nga flakët mesnatën e sotme në qytetin e Vlorës.

Policia dyshon se fuoristradës tip “Lexus” i është vënë zjarri qëllimisht. Bëhet e ditur se makina i përket Spiro Pandos dhe ishte marrë nga përdorim nga Roland Deme.

Roland Deme e kishte parkuar fuoristradën pranë shtëpisë së tij në kohën kur i’u vu zjarri.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 11.12.2017, rreth orës 00:35, Salla Operative Vlorë është njoftuar se në lagjen “ Partizani”, është duke u djegur një mjet.

Policia dhe zjarrëfiksja kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes ku kanë bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve të zjarrit. Nga verifikimet paraprake të Policisë ka rezultuar se mjeti tip ”Lexus”, në pronësi të shtetasit S. P., ka qenë i parkuar pranë banesës së shtetasit R.D., i cili e kishte edhe në përdorim këtë mjet prej disa ditësh.

Mjeti është dëmtuar pjesërisht në pjesën e përparme, dhe dyshohet se zjarrëvënia të jetë e qëllimshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanve të ngjarjes”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook