Videoja e një polici zvicerian duke i rënë pianos në stacionin kryesor hekurudhor të Gjenevës është bërë virale.

Polici shihet i veshur me uniformën e tij të policisë duke luajtur në pianon ndërsa kalimtarët mahniten nga aftësia e tij.

Carl Emery po luante këngën ‘Imagine’ të John Lennon ndërsa njerëzit e duartrokisnin.

“Ishte krejtësisht spontane”, është shprehur polici.

Detyra e tij ishte të ruajtur sigurinë në stacionin e Gjenevës Cornavin, një nga më të mëdhenjtë e Zvicrës. Por kur pa pianon nuk mundi ti rezistojë.

“Nuk mund të rezistoj. Unë duhej t’ia jepja udhëtarëve këtë kënaqësi,”-shtoi ai, duke e parë ktë gjë si pjesë të përgjegjësisë së tij si oficier policie.

Por kurrë nuk ia kishte marrë mendja se video e tij do të bënte xhiron e botës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook