një bandë hajdutësh prej katër personash është shkatërruar nga policia italiane, nën akuzën e vjedhjes.

Banda që përbëhej nga dy shtetas italianë, një ukrainas dhe një shtetas shqiptar operonin në qytetet e mëdha, Genova dhe Torino.

Nga raportimet e mediave italiane në lidhje me rastin në fjalë mësohet se 4 autorët e vjedhjeve shtireshin si teknikë, ose si agjentë shitjesh për të hyrë më thjesht në shtëpitë e viktimave, e më pas vidhnin bizhuteri, para të cilat i këmbenin me ar.

Teksa kishin si shënjestër banesat e grave të moshuara që jetonin vetëm, banda e hajdutëve tashmë ndodhet në pranga të akuzuar për rreth 30 vjedhje në total.