Policia e qarkut Fier ka njoftuar arrestimin e jë shtetasi 62-vjeçar, i cili u vidhte portofolat pacientëve  që shkonin në Urgjencën e Spitalit Rajonal Fier për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se kapja e shtetasit  Nikollaq Liçi, 62 vjeç, banues në Kuçovë, u arrit pas një pune hetimore prej një muaji, ndërsa po hetohet edhe për raste të tjera vjedhjesh të kryera po nga ky shtetas.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në Urgjencën e Spitalit Rajonal Fier, ky shtetas dyshohet se në kohë të ndryshme ka kryer disa vjedhje, ku nga puna hetimore e deritanishme është bërë e mundur dokumentimi i tre prej tyre, konkretisht vjedhja e portofolit të shtetasit G.T., I.D, dhe A.Gj”.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhja”.