Policia Rrugore në Tiranë vijon aksionin e saj për monitorimin e automjeteve, të cilat mendohen si burim i lartë aksidenti për këmbësorët. 

Në deklaratën e saj Policia Rrugore ka bërë me dije se ka proceduar 64 drejtues mjetesh për parkime të gabuara dhe për mosdhënien e përparësisë ndaj këmbësorëve.   

“Rrugoret e kryeqytetit kanë vijuar monitorimet dhe kontrollet me përzgjedhje edhe në orët e mbrëmjes, në disa nga rrugët kryesore, ku ka prezencë të madhe këmbësorësh dhe rreziku për tu përfshirë në ngjarje rrugore është më evident.

Nga kontrollet policore në formën e patrullimit dhe monitorimit në këto segmente rrugore janë evidentuar dhe proceduar 42 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve, si dhe 22 drejtues të tjerë për shkelje të tjera, kryesisht për parkime të gabuara në vendkalimet e këmbësorëve dhe rrugëkalimet e mjeteve”, ka deklaruar Policia në njoftimin e saj.