Edhe kjo mbrëmje e së shtunës pavarësisht motit me shi i gjeti studentët para Kryeministrisë duke vijuar me revoltën e tyre tashmë prej 11 ditësh. 

Të vendosur për ta çuar deri në fund kauzën e tyre përsa i përket Arsimit të Lartë, uljes së tarifave por jo vetëm, studentët i kanë bërë thirrje sot të gjithë popullit shqiptar që të bëhen bashkë dhe për të kërkuar të drejtat e tyre.  

Ndërkohë që nuk mungojnë dhe thirrjet e tyre me fjalët si “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa”.

Rikujtojmë që ditën e sotme nëpërmjet thirrje së popullit, përfshirë këtu dhe të rinjtë e forumeve të ndryshme politike, (që ditë më parë nuk pranoheshin nga studentën në mesin e tyre), për t’u bashkuar me to në revoltë, studentët janë marrë dhe me organizimin e një proteste masive Kombëtare ditën e hënë  në orën 10:00 përpara Kryeministrisë.