Ministrja e re në detyrë, e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka marrë një tjetër vendim të rëndësishëm.

Balluku ka dhënë urdhër për shkarkimin nga detyra të drejtorit të Portit të Durrësit, Afrim Bakaj.

Bakaj që vjen nga strukturat lokale të PS, mbante këtë detyrë prej disa muajsh. Në institucionet e varësisë së Ministrisë kjo është lëvizja e tretë. Dje u dorëhoq kreu i OST Klodian Gradeci. Në letrën e tij të dorëheqjes, Gradeci thoshte se ky vendim vinte për arsye personale.

Sot u shkarkua kreu i ARRSH Afrim qendro dhe në vend të tij u emërua Sonila Qato.

Ndërsa jashtë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, po sot u shkarkua drejtori i Burgut të Rrogozhinës Ibrahim Beja.