Vijon ende të jetë e tensionuar situata përpara Kryeministrisë, ku mijërja protestues mësynë derën hyrëse dhe i vunë flakën asaj, ndërsa si kundërpërgjigje garda ka përdorur gazin lotsjellës prej të cilit raportohen të paktën 6 persona.

Në tentativë për të shpërndarë protestuesit policia pasi ka lejuar sërish hapjen e kordonit, kanë lëshuar gaz lotsjellës nga ambientet e sipërme të Kryeministrisë, konkretisht nga tarraca e Kryeministrisë.

Ndërkohë grupe protestuesish përpiqen t’i shpëtojnë hedhjes së gazit duke përdorur shamipër të mbuluar hundën dhe gojën, si dhe duke u larguar nga aty.