Kanë humbur jetën 4 persona në Tiranë në spitalin e Sanatoriumit ‘Shefqet Ndroqi’, si pasojë e virusit AH1N1.

Raportohet se dhe në spitalin e Durrësit, prej tre ditësh qëndron i shtruar një pacient me AH1N1. Bëhet fjalë për një 60-vjeçar të shtruar në repartin e reanimacionit të kirurgjisë, gjendja shëndetësore e të cilit paraqitet e rëndë.

Në Shkodër është shënuar viktima e fundit e prekur nga AH1N1, ndërsa tre rastet e tjera ishin një në Tiranë dhe dy nga Elbasani.