Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka qenë në zonat e saj elektorale ku ka takuar banorët e bizneseve.

Pampuri shkruan në rrjetin e saj social Facebook se popullsia po përballet me taksa të larta dhe me pamundësinë e banorëve të këtyre zonave për të paguar për sherbimet që marrin.

“Sot në Rrogozhinë. Të gjithë bashkë. Taksat e bizneseve, taksa e banesës, varfëri, papunësi, mbi 30000 familje të përjashtuar nga ndihma ekonomike, qindra mijera të larguar nga Shqipëria, sot paturpësisht denohen 11 djem, baballarë, kryefamiljarë, bij nënash nga Kukësi, se po protestonin kundër mjerimit, djem të rinj në Tiranë arrestohen pse mbeshtesin këtë kauzë të madhe, bandat, kriminelet janë në qeveri e hallexhinjtë në burg. E …. bëma pa fund nga kjo qeveri e dështuar në ikje”, shruan Pampuri.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1334″ sortorder=”12433,12432,12434,12435,12436″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook