Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet si autori i disa vjedhjeve në qytetin e Vlorës.

Në pranga ka rënë i riu, Vasil Papa, 19 vjeç, banues në Vlorë.

“Më datë 19.08.2018, shërbimet e policisë gjatë kontrollit fizik që kanë ushtruar ndaj këtij shtetasi kanë gjetur tre kaçavida dhe dy pasqyra automjeti, të cilat pas verifikimeve përkatëse rezultuan se i kishte vjedhur tek automjeti tip Benz me targa  DG 102 YH, në pronësi të shtetasit M.D, 39 vjeç, banues në Vlorë”, shkruan policia.

Nga hetimet e kryera në lidhje me këtë shtetas ka rezultuar se 19-vjeçari është gjithashtu autori i 4 vjedhjeve të tjera të kryera në qytetin bregdetar.

Materialet iu referuan pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.