Ditën e sotme rreth orës 18:15 një dyqan celularësh në qytetin e Vlorës ka rënë pre e grabitësve. 

Mësohet se kanë qenë tre persona identitet e të cilëve ende nuk bëhen të ditur nga policia ato të cilët kanë kryer grabitjen. 

Ndërkohë bëhet me dije nga policia se një nga autorët është vënë pranga ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.  

“Rreth orës 18:15, në lagjen “Pavarësia 2″ pranë pallatit tëAleksandrisë, në një dyqan celularësh janë futur 3 persona të cilët kanë marrë disa aparatë telefonikë celularë. Policia ka kapur dhe shoqëruar njërin nga autorët i cili është shtetas minoren.

Po punohet për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.