Foto Ilustruese

Një grabitje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një pikë karburanti në Levan të Fierit.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë mësohet se dy persona kanë kërcënuar punonjësin e karburantit duke i vjedhur xhiron ditore.

Shuma e vjedhur është rreth 30.000 lekë. Punonjësi pohon se dy autorët janë larguar në drejtim të Fierit me një mjet tip “Fiat”.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Në datën 02.07.2018, rreth orës 04:40, në fshatin Levan, Fier, shtetasi T.S., punonjës në një pikë karburanti ka njoftuar se 2 të rinj, e kanë kanosur dhe i kanë marrë xhiron e natës, rreth 30.000 lekë dhe më pas janë larguar në drejtim të Fierit me një mjet tip “Fiat”. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika të shumta kontrolli. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook