Këngëtarja e njohur Era Istrefi bëri bujë të madhe me këngën ‘Bon Bon’, ku e nisi mbarë duke krijuar kështu mundësi të mëdha, për të vazhduar karrierën e saj jashtë kufijve shqiptarë dhe deri tani ia ka dalë mbanë më së miri.

Fansat e saj kanë kohë që presin një bashkëpunim me motrën e saj, Nora Istrefin dhe mesa duket, erdhi momenti i shumëpritur.

Era është shprehur në një intervistë se do sjellë atë çfarë fansat kanë pritur me kohë, një këngë shqip me motrën e saj, Norën. Ajo ka thënë se ky do të jetë projekti i rradhës, por do të ketë dhe shumë bashkëpunime të tjera.