ALUIZNI ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë banorët që janë në proces legalizimi, të cilët do të kenë lehtësime për të bërë të mundur lidhjen me UKT-në.

Të gjithë qytetarët e Tiranës që kanë objekte në proces legalizimi, nuk do të kenë të nevojshme paraqitjen pranë zyrave për të bërë lidhjen me UKT-në, sepse tanimë ky shërbim do të kryhet nga vetë Drejtoria e UKT-së.

Marrëveshja e bërë mes këtyre dy institucioneve ka si qëllim fromalizmin dhe bashkëpunimin pë shkëmbimin sa më efektiv të infromacionit, reduktimin e kostove administrative, si dhe ofrimin e shërbimit ndaj qytetarëve. 

Drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, i është siguruar e drejta e hyrjes në bazën e të dhënave të aplikimeve për legalizim të ndërtimit pa leje, nëpërmjet portalit “e-Albania”.

Në ditët në vijim, sipas një kalendari, një marrëveshje e tillë që lehtëson punën dhe shkurton sorollatjet e qytetarëve, do të shtrihet edhe në Drejtoritë e tjera të vendit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook