Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Rama ka dhënë një lajm të mirë për të gjthë shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Greqi.

Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të marte, me një lajm tepër të mirë duke njoftuar shqiptarët në Greqi se rezerva e vulës apostile do të hiqet.

Teksa u uron “Mirëmëngjesi”, ai njofton se heqja e rezervës së vulës apostile u kursen qytetarëve 6.7 milionë euro në vit nga xhepat e tyre.

Sipas kryeministrit Rama, ata do të çlirohen nga barra e rëndë për të nxjerrë letrat çdo vit.

Postimi në Facebook:

“MIRËMËNGJES 😃

dhe me këtë video që shpjegon se si heqja e rezervës për vulën apostile me Greqinë u kursen qytetarëve shqiptarë 6.7 milionë euro në vit nga xhepat e tyre duke i çliruar dhe prej barrës së rëndë të nxjerrjes së 210 mijë letrave çdo vit, ju uroj një ditë të mbarë 👍”, shkruan kryeministri Rama.

.

MIRËMËNGJES 😃dhe me këtë video që shpjegon se si, falë dialogut këmbëngulës me qeverinë greke, heqja më në fund, pas kaq shumë vjetësh, e rezervës për vulën apostile nga ana e Greqisë, u kursen qytetarëve shqiptarë 6.7 milionë euro në vit nga xhepat e tyre duke i çliruar dhe prej barrës së rëndë të nxjerrjes së 210 mijë dokumentave çdo vit, ju uroj një ditë të mbarë 👍

Gepostet von Edi Rama am Montag, 5. März 2018

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Pas timonit, Arian Çani surprizon me një dhuratë tjetër Ramën: Mbaje se të shpëton jetën kur të përplasesh...