Orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë ka ndodhur një aksident me makinë ku sipas disa burimeve zyrtare rreth orës 06:35 tek salla operative ka mbërritur një telefonatë se në lagjen “Pavarësia” tek “Akademia e Marinës një automjet tip “Renault” ka goditur një të moshuar me inicialet R.I, 76 vjeç, teksa ikte me shpejtësi dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në ndjekje ju vu policia e cila arriti ta bllokonte mjetin e shtetasit A.L, 34 vjeçar dhe banues në Vlorë tek vendi i quajtur “Lungomare”. E moshuara është dërguar me urgjencë tek Spitali Rajonal Vlorë ku po merr mjekimin e duhur dhe thuhet se nuk ka më rrezik për jetën dhe ja ka hedhur kësaj përplasjeje të fortë. Personi që i jepte makinës u shoqërua në polici ku po pret dhe grupin hetimor të përmbyllë ngjarjen duke e zbardhur atë me gjithë pikat e nevojshme.