Një karburant në Novoselë të Vlorës është grabitur gjatë natës.

Mësohet se dy persona të armatosur kanë kërcënuar rojen e karburantit dhe më pas kanë grabitur sasinë e parave, rreth 35 mijë lekë të reja. Grabitësit kanë thyer xhamin e kabinës ku qëndronte roja gjatë natës.

Dy autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes pasi kanë marrë paratë. Sipas deklarimeve të rojes, ai nuk ka mundur t’i identifikojë grabitësit. Po ashtu ai ka treguar se grabitësit i kanë marrë dhe armën që mbante gjatë shërbimit.