Mbrëmjen e sotme, banorët e lagjes “10 Korriku” në Vlorë kanë përjetuar momente paniku, pasi në mes të rrugës është gjetur nga policia një sasi eksplozivi.

Mësohet se lënda plasëse është konstatuar në aksin e Unazës, rruga që dublon Lungomaren dhe mund të jetë shkëputur gjatë ecjes nga ndonjë automjet.

Policia ka bllokuar menjëherë rrugën, duke mos lejuar lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.

Gjithashtu kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.