Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë ku një 50-vjeçar i dehur ka dhunuar djalin e tij dhe ka plagosur me thikë vajzën e mitur.

Falë ndërhyrjes së policisë babai është arrestuar.

Njoftimi i policisë:

Policia e Vlorës falë ndërhyrjes në kohë ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti familjar me pasoja të rënda.

Arrestohet në flagrancë shtetasi P.Sh., 50 vjeç, pasi në banesë, nën e efektin e pijeve alkoolike, ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij dhe ka plagosur lehtë në dorë me mjete prerëse (thikë) vajzën e mitur.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprën penale ”Dhuna në familje”.