Sot në orën 18:00 në fshatin Xhyerinë, Vlorë është gjetur i pajetë një 58-vjeçar me inicialet Q.Gocaj.

Sipas informacioneve paraprake, thuhet se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet Qemal Gocaj 58 vjeç, i cili punonte si infermier. Burime bëjnë me dije se i ndjeri, Gocaj, sapo kishte bërë të 40-at e nënës dhe ishte beqar, ndërsa thuhet se kishte kaluar në depresion.