Policia e Fierit ka vënë pranga dy persona, pasi dyshohet se janë autorë të një vjedhje të ndodhur pak ditë më parë në Fier.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Renaldo Latifi, 22 vjeç, dhe Xhuljan Muca, 24 vjeç, të dy banues në Levan, akuzohen se i kanë vjedhur makinën dhe 10 milionë lekë të reja shtetasit me inicialet XH.K.

Njoftimi i policisë:
Pas një pune të mirëorganizuar hetimore dhe proceduriale nga Specilistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, u bë i mundur zbulimi dhe dokumentimi i ngjarjes së ndodhur në datë 29.05.2017 në lagjen “Afrim” Fier ku shtetasit Xh.K, 57 vjeç, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz” dhe një sasi prej 10 milionë lekë të reja.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan autorët e kësaj ngjarje, shtetasit:

1.Renaldo Latifi, 22 vjeç, banues në Levan, Fier.
2.Xhuljan Muca, 24 vjeç, banues në Levan, Fier.

Për këta shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 11.04.2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 134/3 i Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook