Një hajdut ka hyrë në një galeri arti dhe ka vjedhur një pikturë dhe shëtit me të nëpër sallë, duke u filmuar nga kamerat e sigurisë.

Policia e Torontos në Kanada ka lëshuar pamjet e hajdutit të artit, i cili mund të fshehë fytyrën. Ai shihet duke ecur në hapësirën e ekspozitës, për t’u shfaqur pak sekonda më vonë duke mbajtur në krah pikturën.

Piktura i përket artistit të famshëm të rrugës, Banksy. Vjedhja ndodhi rreth orës 5 të dielën, tha policia, duke kërkuar ndihmë për ta identifikuar.

Piktura ‘Trolley Hunters’, ishte pjesë e ekspozitës Art of Banksy dhe përshkruan gjuetarët që po përgatiten për të sulmuar karrocat e pazarit në një fushë. Është vlerësuar me rreth 45,000 dollarë kanadezë (34,000 dollarë amerikanë).

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook