Një burrë në periferi të kryeqytetit është hedhur nga kati i gjashtë i një pallati, e për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. 

Një burrë në periferi të kryeqytetit ka humbur jetën pasi është hedhur nga pallati ditën e djeshme.

Sipas informacioneve 44-vjeçari B.M. është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte në Vorë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Njoftim i policisë

Më datë 02.01.2017, në Vorë, në gjendje depresioni, është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit, ku banonte, shtetasi B.M, vjeç 44, banues në Vorë, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook