Pas votës së Shqipërisë kundër SHBA-së në OKB, për sa i përket njohjes së Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, ka ardhur reagimi i parë nga rradhët e LSI-së.

Përmes një statusi në “Facebook”, kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, është shprehur kundër vendimit të Shqipërisë për të votuar kundër SHBA-ve në OKB.

Vasili e cilëson këtë vendim si provë që qeveria e konsideron Shqipërinë si pronë të saj.

Statusi i plotë
Vota e sotme ne OKB ishte prove e qarte e nje qeverie, qe e konsideron Shqiperine prone te sajen.
Kur eshte fjala per nje propozim qe ben Amerika aleati me i cmuar dhe i pazevendesueshem i Shqiperise kurre vendimi s’mund te jete prone vetem e qeverive shqiptare cilado qofshin,pasi ky vendim eshte prone e Shqiperise dhe shqiptareve kudo qe ata ndodhen dhe duhej konsultuar gjeresisht me ta dhe me SHBA-ne vete.
Shume shtete ne bote ishin dhe jane kunder, por fale Amerikes kemi sot realizimin e nje sfide madhore dhe te paimagjinueshme kurre me pare:nje Kosove te pavarur.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook