\

Pas ngjarjes së rëndë e cila tronditi mbarë opinionin publik, ku 22-vjeçari Marvi Mihali u masakrua me thikë nga 4 persona të tjerë pas një sherri për karikuesen e telefonit, rrëfehet për herë të parë Pavllo Mihali, babai i Marvit.

Në kohën e tij kampion atletike dhe rekordmen, ndërsa sot shpirti i tij është vrarë, nuk gjen më qetësi dhe lotët i janë tharë pasi djali i tij i vetëm humbi jetën tragjikisht pas sherrit me thika.

“Humba dritën e vetme të syve. Unë dhe bashkëshortja ime nuk kemi çfarë të bëjmë më. Por një tjetër hall më mundon”, thotë Pavllo, me zërin e tij që i dridhet.

Babai i Marvit është i shqetësuar për të birin që nuk po e lënë të qetë as aty ku ka shkuar tani.

“Janë mediat, janë persona e njerëz dashakeqës, por që gjejnë vend në portale të ndryshme që nuk më lënë të qetë në hallin më të madh që më ra…

Duan që Marvin ta fusin ta fusin te grupi që shiti culularin apo karikuesin, që s’kishte lidhje me këta njerëz. Unë di ta them me gojën plot, Marvi im nuk kishte lidhje me ata persona, as me personat që na bënë gjëmën… Nuk kishte lidhje as me celularin apo karikuesin, as nuk kishte shitur dhe as nuk kishte blerë gjë…

Nuk dinte asgjë se ç’do të ndodhte. Një shok i tij, Armendi, e mori me vete se do të shkonin diku sa të mbaronin një punë dhe do të vazhdonin bashkë… dhe aty ndodhi tragjedia”, thotë babai i Marvit, me zë të dridhur nga lotët.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Rrëfimi prekës i shqiptarit që gatoi për Mbretëreshën e Anglisë

“Unë nuk di ç’të them e çfarë të bëj. Jam të ha tritol tani… Çfarë kuptimi ka. Ai ishte djali ynë i vetëm. Një student i përkushtuar. Do fillonte masterin tani. Edhe Arben Malaj na erdhi për vizitë në shtëpi dhe na tha sesi kishte mundësi të kishte ndodhur një gjë e tillë, pasi Marvi ishte një student i jashtëzakonshëm”, rrëfen mes lotësh Pavllo Mihali, babai i 22 vjeçarit të ndjerë, Marvi./newsbomb/