Gazetarja e kronikës së zezë Anduena Llabani ngriti shqetësimin mbi problemin e madh ku pas një vrasjeje, porositësit e vrasjes asnjëherë nuk gjenden.

Sipas saj çmimi i një vrasje shkon deri në 18 mijë euro. Ky biznes është mjaft i sofistikuar dhe mbetet anonim.

Sipas gazetares, “ka sofistikim të krimit, ne e dimë shumë mirë që shumë krime bëhen nga porositës. Kemi arrestime, janë identifikuar si vrasës, por ne nuk kemi porositësin. Çmimet variojnë deri në 18 mijë euro për vrasje. Ajo që është problem tek zbardhja e ngjarjeve është problemi i porositësit”.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook