Vrasja e Avokatit Ravik Gurra në Elbasan mbrëmjen e djeshme ku policia po heton për identifikimin e autorëve të krimit.

Në momentet e fundit në Policinë e Elbasanit janë shoqëruar me dhjetëra persona midis të cilëve edhe pjesëtarë të familjes Çela. Shkak për këto shoqërime në familjen Çela është bërë fakti që Gurra ishte mbrojtës ligjor i familjes Çapja e cila është në një konflikt të përgjakshëm me familjen Çela në Elbasan.

Nga ky konflikt dhjetëvjeçar në Elbasan ka me dhjetëra viktima dhe të plagosur, ç’ka ka çuar policinë në shoqërimet e fundit.