Mbrëmjen e së mërkurës në zonën e ish-Bllokut, Tiranë ka humbur jetën biznesmeni Memli Begalla.

Policia ka ngritur postoblloqe dhe ka ushtruar kontrolle të imtësishme për të bërë të mundur kapjen ose indentifikimin e autorëve.

Sipas informacioneve të policisë disa persona janë shoqëruar në komisariat por ende nuk është bërë i mundur indentifikimi ose kapja e autorit për vrasjen e 64-vjeçarit.

“Në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Nikolla Tupe” ne sheshin mes pallateve një shtetas ndodhet i shtrirë në toke.  Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se eshte vrare ne arme zjarri shtetasi M.B., rreth 64 vjeç”, njofton policia

Policia tha se 64-vjeçari dyshohet se është vrarë me armë me silenciator. Burimet bëjnë me dije se viktima dyshohet të jetë banor i zonës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook