Mbrëmë Tirana u trondit nga njuë atentat me armë ku mbeti i vrarë 26-vjeçari Jurgen Kurti. I riu ishte duke u kthyer në banesë në rrugën ‘Zef Jubani’ ku u qëllua me pistoleta nga një makinë në lëvizje.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe drejtori i Policisë së Tiranës Dhimitraq Ziu, ndërsa janë ngritur postblloqe të shumta për të identifikuar dhe arrestuar autorët.

Para se të arrestohej për vrasjen e babait, Jurgen Kurti njihej në Tiranë si menaxher i VIP-ve. Ai solli në Tieanë reperin Rick Ross. I riu kishte në pronësinë e tij mbi 10 biznese, ndërkohë që spikat jeta luksoze me makina të shtrenjta.

Dy personat që kanë ekzekutuar Jurgen Kurtin ishin të maskuar. Ata qëlluan dy herë me pistoletë, ndërsa u larguan me shpejtësi me motor.

Policia thotë se autorët zbrazën mbi 20 plumba, tre nga të cilët i shkaktuan vdekjen e menjëhershme. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, ndërsa ka marrë në pyetje edhe dëshmitarët që ishin në vendin e ngjarjes.