Djali i Agim Arapit, Dervis Arapi ka folur për herë të parë pas vrasjes së Jurgen Kurtit.

Policia e shpalli në kërkim dhe ai u shpreh se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se gjthçka e ka lënë në dorë të Zotit.

Edhe pse  Policia e Shtetit e ka shpallur në kërkim si të dyshuar për vrasjen e Kurtit, sipas sitemit TIMS rezulton se Dervis Arapi nuk ka hyrë në Shqipëri që prej muajit Janar, po nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë futur në mënyrë ilegale në vendin tonë, ose të ketë paguar vrasës profesionistë, për të kryer krimin.

Deklarat e plotë e Dervis Arapi:

“Pikë së pari dua të shpreh ngushëllimet e mija për familjen Kurti për humbjen e djalit të tyre. Unë jam besimtar dhe falë pesë vakte. Ndaj e nisa këtë prononcim për ju me ngushëllim. Të dalim tek ngjarja. Unë dhe familja ime nuk kemi asnjë lidhje me vrasjen e Jurgenit.

Jemi në dispozicion të policisë në çdo moment. Unë jam i hapur të dëshmoj, nëse policia ka nevoj për deklarimin tim. Aktualish unë ndodhem në Itali, në zonën e Aleksandrizë ku punojë e jetojë prej vitesh. Nëse policia ka nevojë për mua unë jam i gatshëm të deklaroj. Por sikurse theksova aktualish jam në Itali. Nëse është e mundur policia le të më telefonoj dhe unë i përgjigjem pyetjeve. Që të jemi të qartë nuk po fshihem fare. Nëse policia nuk do të më intervistojë me telefon, nëse ata kanë interes unë vij në Shqipëri. “Nuk kam pasur kurr ndër mënd të hakmerrem për vrasjen e babait tim. Unë gjithca ia lë në dorë Zotit dhe di ai cfarë bënë me ata që ngatërrohen dhe iu bienn në qafë të tjerëve. Pra, të jem i sinqertë, ne fajëzojmë Jurgenin për nisjen e konfliktit me babain tim, ishte ai shkaktari i gjithçkaje. Në momentin që morëm vesh lajmin për vrasjen e tij, të jem i sinqertë nuk ndieva dhëmbsuri, thjesht thash me vetë u përmbush vullneti i Zotit. Pra unë gjithcka e lidh me besimin. Policia tani të gjej kush e ka kryerë këtë vrasje. Unë dhe familja ime jemi në dispozicion të policisë kur dhe ku të duan hetuesit që po merren me zbardhjen e kësaj ngjarjeje”.