Pas vrasjes së liderit serb në Mitrovicë, Oliver Ivanoviç, ka ardhur reagimi i kryeministrit të vendit, Edi Rama.

Përmes një statusi në “Facebook”, Rama thekson se ky akt qëllimkeq që nxit tension dhe urrejtje.

Kreu i Qeverisë gjithashtu nëri thirrje që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë.

“Keqardhje e thellë për tragjedinë e Oliver Ivanovic;akt qëllimkeq që nxit urrejtje e tension.Përpjekjet për dialogun e paqen s’duhen ndalur! Duhen thelluar!”, shkruan Rama në “Facebook”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook