Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmshme pranë Tiranës së Re, ku humbi jetën në një pritë, shtetasi 26 vjeçar, Jurgen Kurti.

Sipas Policisë deri më tani po punohet në pistën e hakmarrjes, duke qenë se Kurti ishte i përfshirë në një vrasje të ndodhur dy vite më parë në Durrës dhe ajo e prishjes së pazareve të drogës.

Deri tani në polici janë shoqëruar miq dhe të afërm të viktimës.

Agim Arapi që u vra dy vite më parë në Durrës, ku dyshohet se autori ishte viktima e mbrëmshme, ku  bashkëshortja Vjollca Arapi ka mohuar që familja e saj të ketë gisht në vrasjen e Jurgen Kurtit.

Jurgen Kurti ishte i dyshuar edhe për vrasjen e babait të tij tri vite më parë, por krimin më pas e mori përsipër daja i tij.