Vrasja e politikanit serb Oliver Ivanoviç sot në Mitrovicë para zyrës së tij ka sjellë reagime dhe Rusia.

Në një deklaratë për mediat ministria e Punëve të Jashtme ruse tha se Moska “dënon fuqishëm këtë akt të neveritshëm”.

Ministria ruse deklaroi se ky akt mund të çojë në rritjen e një atmosfere terrori dhe ringjalljen e konfliktit ndëretnik në rajon.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve ndërkombëtare në Kosovë që të marrin masa për të parandaluar incidentet e mundshme në krahinë. Ne presim që institucionet përkatëse të kryejnë një hetim tërësor të incidentit dhe të identifikojnë autorët që do të marrin dënimin që meritojnë” thuhet në deklaratën e ministrisë së Jashtme ruse.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook