Vrasja e studentes 21-vjeçare, Ariela Murati, me armë zjarri gjatë ditës së djeshme nga 23-vjeçari, Aldison Beluli, i cili më pas qëlloi veten me plumb në gojë dhe ndodhet aktualisht rëndë në spital, tronditi mbarë opinionin publik shqiptar.

Ka pasur reagime të shumta lidhur me krimin makabër, i cili ndodhi vetëm se 21-vjeçarja i refuzoi dashurinë Aldison Belulit, edhe ai nga Fieri.

Së fundmi ka reaguar edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Anjeza Shahini, e cila me anë të një statusi në “Facebook” dënon aktin e rëndë dhe shprehet mjaft e revoltuar lidhur me ngjarjen e rëndë që i mori jetën studentes së Drejtësisë në Tiranë.

“Përse një djalë i moshës 23 vjeçare, posedon një armë??? Apo edhe në këtë pikë duam të jemi si Amerika! #bollomashkullidiot”, shkruan Anjeza Shahini.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook