Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja e shqiptarit në sheshin Omonia të Athinës. Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 22:40 të mbrëmjes së djeshme me orën lokale në rrugën “Kriti 23”.

Indentiteti nuk dihet,thjesht raportohet fakti që ai ishte duke pirë kafe ndërkoh që autori i është afruar dhe e ka qëlluar me armë.

Mediat greke bëjnë të ditur se shqiptari ishte qëlluar me plumb në kokë,kështu ai menjëherë ka mbetur i vdekur në vënd. Ndërkoh autori është larguar nga vëndi i ngjarjes me një motor,i cili drejtohej nga një person tjetër. Policia ka vijuar hetimet rreth pistës së ngjarjes në fjalë.