U arrestua një tjetër person i shpallur në kërkim pas vrasjes që ndodhi në ish-Bllok. Ka përfunduar në pranga shtetasi Fabiol Alushi, i cili ka qenë i pranishëm atë natë, në 4 tetor në klubin “Monopol” në Bllok ku u vra 28-vjeçari Fabian Gaxha.

Të plagosur mbetën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato. Në kërkim janë shpallur edhe Meviol Bilo, Ervin Mata dhe së fundi edhe biznesmenti Eldi Dizdari. Ndërkohë këngëtarja Elvana Gjata nuk është më në kërkim policor, pas përfundimit të afatit 30 ditor.

Fabio Alushi mësohet se është arrestuar mbrëmjen e kaluar nga policia e Tiranës.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si shkak prishjen e pazareve të drogës mes Ervin Matës, të fejuarit të këngëtares Elvana Gjata dhe biznesmenit Eldi Dizadari, i shpallur më 28 nëntor në kërkim nga policia i dyshuar si personi kyç në ngjarjen me një të vrarë dhe dy të plagosur.

Nga informacionet e ardhura në Prokurori nga shërbimet partnere rezulton se Mata nuk i është përgjigjur Dizdarit për një ngarkesë të konsiderueshme droge, gjë që e ka tensionuar raportet mes tyre. Ka qenë Dizdari që i ka thënë Matës se për borxhin duhet të sqarohet me Ervis Martinaj.

Nga ky moment pronari i lokalit “Monopoly” Redi Popesku thotë se biznesmeni Mata i ka kërkuar leje për të sjellë brenda në lokal, Ervis Martinaj, i cili është ulur më pas ne banak me persona të tjerë, ku nuk ka vonuar shumë dhe ka nisur konflikti i cili degjeneroi në përdorimin e armëve.