Ditën e sotme policia njoftoi për vetëdorëzimin e biznesmenit Ervin Mata, i cili ishte i shpallur në kërkim që nga tetori i kaluar si i dyshuari kryesor për masakrën e ndodhur në zonën e ish-Bllokut në Tiranë ku mbeti i vrarë në vend, shetasi Fabiol Gaxha.

Burime pranë policisë bëjnë me dije se Ervin Mata nuk ka folur shumë rreth ngjarjes por ka arritur të mohojë të gjitha akuzat ndaj tij.

“Nuk kam lidhje me vrasjen, mua më sulmuan. Ika nga vendi i ngjarjes se u frikësova. Nuk e kam vrarë unë Fabiol Gaxhën”, mësohet të ketë thën Mata në polici.

Biznesmeni Ervin Mata (i njohur gjithashtu si i dashuri i këngëtares Elvana Gjata) u përfshi në konfliktin me armë të ndodhur në 4 tetor në një lokal në Ish-Bllok, ku u qëllua për vdekje Fabjol Gaxha, ndërsa mbetën të plagosur Ervis Martinaj dhe Eljo Hato. Gaxha dyshohet se u qëllua për vdekje nga ish-komandoja i Forcave të Armatosura Mervjol Bilo, i cili vijon të jetë ende në kërkim.